Macaulay Culkin, të jep përshtypjen e një lypsi
Dikur protagonisti më i dashur i fëmijëve, Macaulay Culkin, në ditët e sotme duket si një i pastrehë.Ai u bë i njohur me rolin e Kevin McCallister në filmat "Home Alone" dhe "Home Alone 2: Lost in New York", ndërsa në moshën 14-vjeçare në llogarinë e tij bankare kishte 15 milionë dollarë.Mirëpo, problemet e vazhdueshme me drogën dhe ligjin bënë që atij t'i bie fama, ndërsa disa ditë më parë disa studentë të gazetarisë e kanë takuar në Londër dhe e kanë përshkruar si të pastrehë."Nuk e njoha. Mendova se është ndonjë nga të pastrehët londinezë. Filluam të flasim dhe e kuptova se ka theks amerikan. Miku im Drew e pyeti nëse ai është ylli i filmit "Vetëm në shtëpi". Pas përgjigjes pozitive, akoma nuk mund të besonim se është vërtet ai", ka treguar njëri nga studentët. Pas bisedës pesëminutëshe, Culkin u kishte thënë se në Londër kishte shkuar te një mik. "Fliste qetë dhe ishte në gjendje të dehur. Asnjëherë nuk do të mendonit se ai ka qenë dikur aktori më i njohur i ri dhe karakteri më i dashur i fëmijëve", ka thënë një tjetër.32-vjeçari ka qenë i martuar me aktoren Rachel Miner, me të cilën u nda pas katër vitesh. Më pas ka qenë në lidhje edhe me Mila Kunis. Katër vite më parë u arrestua për shkak të posedimit të marihuanës dhe antidepresivëve. Ndërkohë mediat amerikane kanë raportuar se ai është i varur nga heroina