Shfaqje energjike dhe të "çmendur"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2013, 16:30
Energjike dhe e "çmendur" di të jetë vetëm këngëtarja Pink.Ajo ka dhuruar një super shfaqje ditën e djeshme në Manchester.E veshur me një palë pantallona lëkure të ngjitura pas trupit dhe një bluzë të shkurtër që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe muskuj, Pink ka performuar si të ishte një profesioniste cirku.E shoqëruar edhe nga disa balerinë mjaft të aftë, këngëtarja 33 vjeçare ka realizuar një koreografi speciale.Pink ka nisur turin e saj botëror, "Truth About Love", ku performancën e saj e ka nisur në Dublin.Menjëherë pas shfaqes së parë ajo ka komentuar në faqen e saj në twitter: "Dublin,ndalesa e parë ,ndjehem si të jem në shtëpi."