Angelina Jolie në samitin G8-ës
Samiti i vendeve të grupit G8, i drejtuar nga ministri i Jashtëm britanik William Hague, ka një të ftuar të veçantë, aktoren Angelina Jolie.Në samitin në fjalë po trajtohen tema të rëndësishme të aktualitetit, si zhvillimet nga gadishulli korean dhe konflikti i armatosur sirian, të cilit nuk po i vjen fundi.Jolie është e fokusuar kryesisht tek ndihma e popujve të varfër të botës dhe tek refugjatët që po arratisen nga vendet ku dominojnë konfliktet luftarake.Në fillim të muajit mars aktorja vizitoi personalisht kampet e refugjatëve sirianë të ngritura në Turqi, ndërsa më vonë shkoi në anën tjetër të botës për të vizituar refugjatët në Ekuador.Gjithashtu, ajo është e dërguara e posaçme e OKB-së për çështjet në fjalë dhe disa herë ka bërë donacione për popullsitë në nevojë kryesisht në Azi dhe Afrikë.