Veshka artificiale testohet me sukses te minjtë
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë për një zbulim i cili mund të eliminojë nevojën për donacione të veshkave.Një shkrim i botuar të dielën në revistën “Nature Medicine” thotë se hulumtuesit kanë prodhuar me sukses një veshkë funksionale për minjtë e laboratorit, duke përdorur një proces i cili “një ditë” mund të përdoret edhe nga njerëzit.Eksperimenti u bë me një veshkë miu, të cilit i janë larguar disa qeliza, por duke lënë vetëm kornizën strukturale të organit të paprekur.Shkencëtarët pastaj lidhën qelizat e veshkës së një miu të posalindur dhe qelizat e gjakut të njeriut me kornizën, dhe fituan një veshkë funksionale bio-inxhinierike.Organi i ri është transplantuar me sukses në minjtë e laboratorit, dhe ka funksionar sikur një veshkë e re.Hulumtuesit tani planifikojnë që të kryejnë këtë eksperiment edhe tek derrat.