PSY lancon këngën "Gentleman"

Të gjithë e njohim nga Gangnam Style,  por këngetari i famshëm koreano-jugor ka lancuar një video të re solo "Gentleman", që pritet të ketë edhe kjo sukses  të madh.Kënga më re e PSY u lancua në një kohë kur më shumë këngëtarë kanë si qëllim të arrijnë lartësinë e Gangnam Style.  Video e këngës tregon rapper-in në rolin e një Casanova , i cili përzien pushtimet e tij më një ironi therrëse."Stili kujton koreografi nga valet tradicionale të koresë së jugut" thotë PSY.E ndërsa për vetëm një ditë kënga e re ka marrë rreth 13 milion e 800 klikime në youtube, këngëtari koreano- jugor PSY thotë se do të jetë e vështirë të arrijë suksesin e Gangnam Style.