Kim Kardashian promovon parfumin e saj

Bukuroshja Kim Kardashian, përveçëse kohët e fundit komentohet për shtatëzaninë e saj, komentohet edhe për veshjet. Kim është një nga personazhet me shumë stil dhe gusto, sidomos pas lidhjes me rreperin, Kanye Ëest.Kim ka edhe linjën e saj të rrobave së bashku me motrat Kardashian, dhe shumë shpesh ndodh që ajo të vishet me veshje nga koleksioni i saj.Së fundmi është përfolur shumë për veshjet e saj gjatë shtatëzanisë, pasi ato nuk kanë qënë të papërshtatshme për format e saj të zmadhuara.Por më në fund, Kim, ka marrë komente pozitive në daljen e djeshme për prezantimin e parfumit të saj të ri.Ajo është fotografuar ditën e djeshme në Las Vegas, në lançimin e parfumit të saj më të ri, e veshur me një fustan të kuq, i cili i rrinte perfekt duke e treguar shumë femërore dhe tërheqëse. Me buzët e kuqe dhe flokët e kapur, Kim dukej tepër mahnitëse.Ndërsa kur ka mbërritur në las Vegas ajo ishte e veshur shumë praktike.