Nis "The Mrs Carter Show" në Beograd
Beyonce ka mbërritur dje në Beograd të Serbisë, ku ku ka nisur turin e saj që parashikon tre koncertet në Ballkan, saktësisht në Serbi ,Kroaci (17) dhe Sllovaki (19). Këngëtarja ka zbarkuar në kryeqytetin serb me avionin e saj privat, nën masa të forta sigurie, aq sa në disa imazhe shfaqet si të ishte brenda një rrethimi lufte. Nga pas e ka ndjekur edhe një "ushtri" e madhe e stafit dhe pajisjeve skenike që kanë dashur plot 27 kamionë dhe 10 autobusë.Beyonce ka nisur me një performancë mbreslënëse, ku përkushtimi për gjithçka ka qënë maksimal.Ajo ishte kujdesur në detaje edhe për look-un e saj, i cili asnjëherë nuk të zhgënjen ashtu si edhe mbrëmjen e djeshme në Beograd.Diva mbante të veshura disa veshje të ndryshme, të cilat tregonin mjaft dukshëm linjat e saj perfekte të trupit.Një nga veshjet e saj ishte një trupore e bardhë e stiluar me perla, dhe Beyonce dukej mahnitëse.Veshjet e saj ishin të dizenjuara nga Ralph & Russo.Gjatë turit të saj të titulluar "The Mrs Carter show", këngëtarja do të ketë 64 koncerte të cilat do të mbahen në Europë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.Shfaqja e saj e fundit është planifikuar për në 13 Shtator në Brazil.Format e saj të mrekullueshme, Beyonce nuk i ka treguar vetëm gjatë performacës së startimit të turit, por edhe në fushatën reklamuese të linjës së të bredshmeve H&M, ku edhe lançimi i kësaj fushate përkoi me nisjen e turit të saj.Në lidhje me këto poza, këngëtarja komentoi: "Gjithmonë më ka pëlqyer shija e "H&M" dhe çmimet e përballueshme që gjithmonë ofrojnë. Më pëlqeu me të vërtetë shumë bashkëpunimi për zbulimin e emocioneve nëpërmjet katër elementeve, zjarri, uji, toka dhe era, të gjitha të përfaqësuara në këto poza".