Pattinson dhe Perry në lidhje dashurie?
Robert Pattinson dhe Katy Perry kanë ngjallur dyshimet se marrëdhënia mes tyre mund të ketë kaluar kufijtë e miqësisë. Dy yjet u takuan për herë të parë vitin e kaluar, në kohën kur Robert ishte ndarë nga Kristen Stewart. Në atë kohë edhe Katy, ishte ndarë nga John Mayer.Revistat raportojnë se aktori e këngëtarja kanë shpeshtuar kontaktet gjatë muajve të fundit. E gjithë kjo afërsi duket se është krijuar pas ndarjes së Katy nga John, dhe Rob po e mbështet atë. Ata kanë darkuar së bashku ndërsa miqtë e tyre thonë se është vetëm çështje kohe kur gjërat mes tyre do të bëhen më serioze."Katy e do humorin e tij dhe mendon se ai është i mrekullueshëm", ka thënë një burim për revistën "Heat".Rifillimi i lidhjes midis aktorit britanik dhe Kristen duket se është i tendosur për shkak se ajo e kishte tradhtuar atë vitin e kaluar. 26 vjeçari kishte kaluar pak kohë larg të dashurës së tij për shkak të xhirimeve të filmi "The Rover". Por ai tani është rikthyer në Amerikë dhe Kristen po përpiqet të qëndroj gjithë kohës me të e kjo për Pattinson duket se është e vështirë."Prej ndarjes ata kaluan në bashkëjetesë. Kristen dëshiron që të jetë me të gjithë kohën dhe kjo për rreth dy javë ishte në rregull, por Rob duket se papritur nuk po ndihet i lumtur", ka shpjeguar burimi.