Roli dhe sakrificat e Harrison Ford
Harrison Ford u është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale për të luajtur rolin e bejsbollistit të famshëm, Branch Rickey, në filmin e r,i sepse ai dëshironte të ndryshonte pamjen e tij për herë të parë në karrierë.Ylli i filmit të "Indiana Jones" ka prerë flokët qeros dhe ka vënë një paruke që të përshtatej me rolin e sportistit në filmin e ri "42". Ford ka thënë se e kishte shijuar sfidën e paraqitur."42 vjet ishte hera e parë kur unë nuk e kam sjellë Harrison Fordin në film. Mendova se do të dukej më mirë kështu nëse njerëzit do t`i kishin kursyer historitë e kaluara me mua gjatë këtyre 40 vjetëve. Prandaj unë preva flokët dhe vendosa një paruke të madhe që t`i ngjaja sa më shumë Rickeyt", ka thënë Ford.Në film pasqyrohet marrëdhënia e Rickey me bejsbollistin e parë afriko-amerikan Jackie Robinson.