Dhurata 30 mijë dollarë për Kristen Stewart
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2013, 14:53
Robert Pattinson besohet se ka shpenzuar 30 mijë dollarë për t'ia blerë të dashurës së tij, Kristen Stewart, një dhuratë e që besoni apo jo është një stilolaps.Ylli i Tëilight besohet se ka shpenzuar shumën stratosferike për ta kënaqur të dashurën e tij për ditëlindjen e saj të 23-të të martën."Kristen gjithmonë ka mbledhur stilolapsa dhe ka lloje të ndryshme me stile të ndryshme. Robi vendosi që të shpenzonte shumë për ditëlindjen e saj këtë vit, pasi ia ka blerë një edicion të kufizuar të stilolapsave nga Tibaldi Bentley Fountain e që janë të arit", ka theksuar një burim.Burimi shtoi se emri i Kristenit në këtë stilolaps ishte i gdhendur në mënyrë të veçantë.