George W. Bush bëhet gjysh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2013, 16:21
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, përjetoi të Hënën një prej ditëve më emocionuese të jetës, pasi vajza e tij e dytë e bëri për herë të parë gjysh.Jenna Bush Hager, lindi një vajzë të shëndetshme në fundjavë, në një maternitet në New Yorkut dhe fotografitë e Bush e ish-Zonjës së Parë, Laura, tregonin qartë për gëzimin e tyre të lexueshëm që në portret.Imazhet intime familjare tregonin të Hënën pamjen e zotit Bush, duke përkëdhelur mbesën e duke diskutuar me dhëndrin e tij, ndërsa Laura qëndronte së bashku me foshnjen e quajtur Margaret dhe të bijën e saj, Jenna.