Psy rikthehet me "Gentleman"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 11:36
Pas famës që theu të gjitha rekordet botërore në këngën e tij të parë, "Gangnam Style", këngëtari koreanojugor "Psy" publikoi ditën e sotme këngën e tij të re, "Gentleman".Videoja e re në fakt përfshin shumë personazhe që spikasin edhe në hitin e tij të parë, por kësaj radhe protagonisti PSY aplikon një tjetër lloj lëvizjeje të trupit, e cila ka shumë mundësi, që ashtu si në "Gangnam Style", do të kthehet në një tendencë imitimi kudo në botë.Gjithsesi, pritet të shihet nëse "Gentleman" do të mundet të sfidojë hitin e vitit, "Gangham Style", i cili tashmë ka kaluar rekordin e 1,5 miliardë klikimeve në "You Tube".