Hugh Jackman sulmohet nga një fanse

Njw aventurë e çuditëshme i ka ndodhur aktorit Hugh Jackman, të Shtunën paradite, në një palestër në New York.Ndërsa aktori ka qënë duke u stërvitur në një palestër, një grua i është afruar duke qarë dhe I ka shprehur dashurinë e madhe që kishte për të.Ylli i "X-Men" ka treguar se mënyra sesi kjo grua i ishte afruar ishte e frikshme.Sipas policisë 47-vjeçarja, Kathleen Thurston, kishte një brisk rroje në dorë të cilin ja kishte hedhur aktorit.Më pas ajo është larguar disa blloqe më larg palestrës.Jackman nuk është dëmtuar fizikisht nga sulmi, ndërsa gruaja është dënuar për përndjekje.Sipas burimeve policore nuk është hera e parë që kjo grua i afrohet aktorit dhe familjes së tij.