Madonna të paguajë gjobën për punën në të zezë

Telashe  të tjera gjyqësore për këngëtaren Madonna në Rusi, pasi  një deputet kërkon të padisë këngëtaren për shkak të një  gjobe si "puntore ilegale", pasi ka mbajtur një koncert në këtë vend verën e kaluar pa pasur të drejtë të punojë në terma komerciale.Sipas mediave ruse, padia ndaj saj mund të jetë çështje këndvështrimi, por për parlamentarin Vitali Milonov, është një çështje parimore dhe më shumë se kaq.Deputeti në fjalë ka tentuar ta dënojë Madonnën për propogandë ndaj homoseksualitetit gjatë një spektakli në Gushtin e verës së kaluar dhe madje këngëtarja kishte përhapur byrzylyk me ngjyra si shenjë solidariteti me minorancën seksuale.Tashmë Milonov synon ta denoncojë për punë ilegale, për shkak se nuk ka pasur leje për motivet e punës dhe as lidhje kulturore.Parlamentari Rus gjithashtu ka theksuar se Madonna duhet të paguajë gjobën për punën në të zezë.