A mund ta shihni se çfarë ka të çuditshme tek kjo modele?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2015, 19:02
Një modele nuk tërhoqi asnjë vëmendje, pavarësisht se ajo po ecte në qytet e zhveshur nga mesi e poshtë.Modelja Vytaute, e cila nuk kishte veshur pantallona, kishte të pikturuara xhinse në këmbët e saj nga artistja e talentuar e make-up Sandra Bakker.Dhe ato dukeshin aq reale saqë mijëra këmbësorë dhe turistë në Hong Kong mezi e vunë re se ajo ishte duke ecur nëpër qytet pa pantallona.Pamjet e filmuara shfaqin vajzën e cila shihet duke ecur brenda shërbimeve tregtare, në shkallët lëvizëse, por që askush nuk e arrinte të dallonte ndonjë gjë.
/oranews.tv/