Justin Bieber ndoshta mund të lidhet sërish me Selenën
Këngëtari Justin Bieber i cili po shijon suksesin e albumit të tij, dhe çmimet që rrëmbeu në MTV Music Awards, ku ndër të tjera u shpall edhe Artisti më i mirë i vitit. Por, sigurisht jeta personale e tij mbetët në qëndër të vëmendjes dhe sidomos lidhja me këngëtaren Selena Gomez.Së fundmi, Justin, në një intervistë për Ellen de Generis, i është përgjigjur pyetjeve lidhur me tre këngë të albumit të tij “What do You Mean”, “Sorry”, “Mark my words”, të cilat i janë kushtuar dashurisë së tij të parë, Selenës. I pyetur nëse ka shpresa që ata të rilidhen sërish, Justin shprehet se kjo mund të ndodhë, por jo tani, pasi secili ka angazhimet e veta dhe mund të ndodhë që rrugës mund të lidhen edhe me dikë tjetër.Por, si të gjithë të ftuarit e tjerë edhe për Justin, kjo nuk ishte si të ishte një intervistë e zakonshme dhe për këtë ishte kujdesur Ellen. Ajo publikoi në shfaqje disa nga fotot nudo të këngëtarit në Bora Bora, të cilat para pak kohësh bënë xhiron e internetit. Ellen e pyet se si u ndje kur pa veten e tij dhe ai i përgjigjet se nuk e priste të dukej aq mirë.Gjatë intervistës me Ellen, me të ishte gjithashtu edhe një vajzë të cilën Bieber e konsideron thjesht shoqe. /Oranews.tv/