Zona e lirë ekonomike e Spitallës, Bushati: Dy kompanitë nuk plotësojnë kriteret
Gara për zonën e parë të lirë ekonomike të Spitallës, sipas PD është një farëse dhe kompania fituese është përcaktuar që në filli.Deputeti i PD, Helidon Bushati deklaroi në studion e Ora News se kompania që ka bërë ofertë nuk përmbush kriteret për një investim të tillë.Bushati: Janë dy firma kineze, një ka si objekt të biznesit të saj, një paketë të vogël aksionesh në një kompani të vogël faraceutike, me një kapital të saj prej 2.7 mln eurosh, ndërkohë që investimi që kërkon të bëjë është 1.5 mld dollarë. Kompania tjetër që është bashkimi i operatorëve është një kompani që është e fokusuar totalisht në biznesin e mirëmbajtjes të shtëpive të pleqve. Pritet që të dalin fitues të dy këto operatorë që nuk kanë asnjë lloj experience në zhvillimin e zonave ekonomike.Gjatë intervistës Bushati tha se qeveria Rama është qeveria e skandaleve me tenderat. Sipas tij vetëm në dy vjet selia blu ka denoncuar 1200 raste abuzimesh me tenderat./Oranews.tv/