Bashkëpunimi rajonal, Shqipëria merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të SEECP
Shqipëria mori pjesë sot në takimin e Komisionit Drejtues të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, që u zhvillua në Sofie të Bullgarisë.Në këtë takim Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga deputetja Esmeralda Shkjau në cilësinë e anëtares së përhershme të delegacionit parlamentar në këtë organizatë. Pjesëmarrës të tjerë ishin edhe 13 shtete nga Europa Juglinodre.Punimet e Komisionit paten ne fokus forcimin e bashkepunimit rajonal, ndërveprimin me organizata të tjera të ngjashme, dhe në mënyre të posacme bashkëpunimi intensiv me Parlamentin Europian.Në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit në nivel rajonal, Presidenca bullgare lançoi për të rinjtë nga Europa Juglindore, projektin me teme "Forcimi i Bashkëpunimit në Rajonin Tone" dhe sinergjia Politike në Rajon”.Fituesi do të shpallet gjatë punimeve të sesionit plenar të Asamblese Parlamentare te SEECP-se! Në këtë kuadër u ra dakord që një delegacion i përberë nga parlamentarë nga të 13 vendet pjesemarrese në AP të SEECP.