Forcat e Armatosura shpërthejnë malin që rrezikon banorët e fshatit Sutaj

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë ndërmarrë një angazhim jetik për banorët e fshatit Sutaj në Prrenjas.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se xhenierët e forcave të armatosura kanë nisur shpërthimin e masivit shkëmbor që rrezikon pronën e banorët e fshatit Sutaj, të cilët janë evakuuar plotësisht.Kodheli shkruan se “terreni i thyer ka bërë që të lidhur, xhenierët t'i ngjiten malit me pajisjet në krah për të arritur qëllimin: sigurimin e banorëve dhe pronës së tyre”.Në fund të postimit, ministrja shkruan se “Forcat e Armatosura janë gjithnjë në ndihmë të qytetarëve”.12189837_907848612631813_7765498636680760456_n 12188928_907848632631811_5464383347335983600_n 10613006_907848675965140_7513835267657808645_n 12195798_907848705965137_9028534453235578205_n 1504994_907848742631800_4024970014337295649_n 12191455_907848792631795_1741117919768150696_n