Leskaj përplaset me deputeten serbe për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj është përplasur me deputeten serbe për anëtarësimin e Kosovës në KiE gjatë diskutimeve në debatin e Komitetit Politik të KiE për çështjen e Kosovës. Leskaj kritikoi qëndrimin e debutetes serbë për raportin e Kosovës të prezantuar nga raporteri Agustin Conde , duke deklaruar se gjuha e përdorur nuk kontribuan për paqe dhe stabilitet.Leskaj: Çfarë dëgjova këtu nga kolegia serbe më vë përpara pyetjes se gjuha e përdorur në Këshillin e Evropës nëse kontribuon për paqen dhe stabilitetin, për dialogun, zgjidhjen apo për konfliktin.Unë vij nga një vend ku lojtarët e futbollit të ekipit serb deklaruan se u ndjenë shumë mirë në Shqipëri dhe ndërkohë të njëjtën gjë deklaruan studentët serbë të cilët ndenjën në familjet shqiptare. Unë besoj që nuk duhet të përdorim këto modele për rajonin tonë që sjellin erën e bashkëpunimit, komunikimit, por është e vështirë të kuptoj gjuhën që u përdor këtu. Unë do të shpresoja se ky nuk është qëndrim zyrtar dhe se nuk jemi këtu t’i tregojmë gishtin njëri-tjetrit, por do gjemë mundësitë e të kontribuojmë për dialog, paqe dhe stabilitet te rajoni dhe ky është roli i KiE. Kosova ka ndjeshëm një progres në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë, të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe qëndrueshmërisë së këtyre standardeve. Zgjedhjet e fundit ishin një provë e maturimit të shoqërisë dhe politikës në Kosovë: Njerëzit votuan të lirë dhe administrimi i zgjedhjeve u krye sipas standardeve të kërkuara.Në përgjigje, ndaj ndërhyrjes së deputetes serbe mbi raportin, Leskaj përmendi faktin se në të gjithë procesin e rëndësishëm dhe të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova ka shfaqur vullnet të qartë politik duke nënshkruar disa marrëveshje dhe duke i qëndruar opsionit të dialogut të hapur për të gjitha çështjet.