Meta: Rastet e abuzimit të fëmijëve, sfidë për tu përballuar

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta mori pjesë në takimin me Grupin Parlamentar “ Miqtë e Fëmijëve” i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe UNICEF, në partneritet me CRCA-në.Në fjalën e tij Meta tha se rastet e abuzimit me fëmijët është një sfidë për tu përballuar. Ai u shpreh se formalizimi dhe përcaktimi i të drejtave të fëmijëve në një kuadër ligjor të plotë ka njohur progres, por zbatimi dhe pranimi i vetëdijshëm i tyre, trajtimi dhe zhvillimi i fëmijëve si individ në shoqërinë shqiptare , ende has vështirësi.Ilir Meta: “Rastet e abuzimit, e keqtrajtimit dhe të keqrritjes së fëmijëve në familje, në shkollë dhe në shoqëri, shfaqja e formave të ndryshme të dhunës në familjet e tyre, mbeten ende sfida për t’u përballur. Zgjidhja e këtyre problematikave të rëndësishme duhet të kalojë nëpërmjet mbështetjes për familjet e tyre, por edhe nëpërmjet përkujdesjes së posaçme nga strukturat shtetërore dhe mbarë shoqëria për fëmijët vulnerabël, jetimët apo për fëmijët me aftësi të kufizuara”