Ilirian Zhupa sjell përmbledhje të veprimtarisë 25 vjeçare në librin “Të gjallë dhe të vdekur”
“Ikin zogjtë çdo vjeshtë mes qiejve të tunxhtë, me gjethet e zverdhura, mes shtjellës së erërave, ikin ujrat me avujt e shirave, po mua më tremb ikja e dherave”. Kjo është vetëm një nga poezitë e Ilirian Zhupës, i cili nën titullin “Të gjallë dhe të vdekur” ka sjellë një përmbledhje të veprimtarisë 25 vjeçare.Promovimi i librit bëri bashkë të apasionuarit pas poezisë dhe miqtë e autorit i cili zbuloi edhe arsyet përse priti aq gjatë për të ardhur pranë lexuesit me një botim të plotë.Ilirian Zhupa: “Mendoja që po vij pak vonë, këtë ma thoshin dhe miqtë, por mendoj që kam ardhur në një kohë që po fitojnë prapë vlerë gjërat, ato gjërat që i kishim të shenjta, së paku në rrafshin e letrave, artit e sportit, e gradualisht do vijnë dhe rrafshet e tjera”.Një nga poezitë u prezantua në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar ku merrnin pjesë artistë e dashamirës të poezisë.