"Ja si u shkatërrua Jugosllavia", libri në shqip i Stipe Mesiç

Ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesic është rikthyer në Tiranë, këtë radhë për të promovuar librin e tij të ri në gjuhën shqipe."Ja si u shkatërrua Jugosllavia" tregon fakte historike për ndarjen e Jugollsavisë dhe mënyrën sesi politikat e rajonit zbërthyen zinxhirët e hegjemonisë së Millosheviç në Ballkan. Por Mesiç, nuk kursehet as tek analiza e së tashmes, kur thotë se aspirate për një Serbi të madhe është ende e nxehtë në rajon.Nga Tirana, Presidenti Mesiç i ka dhënë edhe një mesazh Europës: Popujt nuk mund mbahen me gardhe me tela.Ish-Presidenti shqiptar Alfred Moisu dhe ish-presidenti i Kosovës Fatmr Sejdiu vlerësuan librin e kolegut të tyre duke e konsideruar një botim të vlefshëm për historinë e Rajonit Ballkanik."Ja si u shkatërrua Jugosllavia" vjen në shqip nga shtëpia botuese UET press.