Libri i ish-Ambasadorit: “Edhe njëherë për shansin gjerman”

Promovohet në Universitetin Europian të Tiranës libri “Edhe një herë për shansin gjerman”, me autor ambasadorin e parë të Shqipërisë në Gjermani, Shpëtim Çaushi.Ky libër sjell në vëmnendje marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë gjatë viteve 1944-1987, marrëdhënie të cilat u komentuan edhe nga ambasadori Helmut Hofmann.Hofmann:Kjo përkon, për të mos thënë se ishte pak përpara se të ndodhnin ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe nëse do të kthenim vështrimin pas në vijimësinë e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dua të them se ka qenë marrëdhënie të shkëlqyera.Libri u vlerësua edhe nga rektori i UET, Tonin Gjuraj, ndërsa autori i librit u shpreh:Çaushi: Ishin shqetësimet që më shtynë të studioja retrospektivën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë. Reflektimet e atyre nyjeve konceptuale do ti quaja opskurontiste ideologjike që sërish shfaqeshin në periudhën post vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.Rreth viteve ‘80, Gjermania i ofroi Shqipërisë një ndihmë të madhe financiare, por që u refuzua nga regjimi.Arsyet i sjell ky botim, në promovimin e të cilit morën pjesë edhe ish-Ministra të Jashtëm të Shqipërisë.Libri vjen në në kohë ku Gjermania përkujton 25 vjetorin e bashkimit të saj.