Përplaset avioni rus me 224 persona, asnjë i mbijetuar, ISIS merr përgjegjësinë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus të pasagjerësve, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Presidentit rus Vladimir Putin, për të bombarduar objektivat e xhihadit në Siri.“Ushtarët e kalifatit ishin e rrëzuan një aeroplan rus, duke vrarë më shumë se 220 persona që ishin në bord. Falë zotit të gjitha vdiqën. O ju rusë, kuptojeni se s’jeni të sigurt në tokat e myslimanëve e as në qiejt e tyre”, thuhet në deklaratën e një grupi që pretendon se flet në emër të ISIS-it, e bërë në rrjetin social Twitter.Megjithatë deri tani si Moska ashtu dhe Egjipiti kanë mohuar çdo lidhje të mundshme terroriste me ngjarjen, duke e lidhur rrëzimin e  avionit me shkaqe teknike.Avioni tip Airbus A-321 me 200 pasagjerë të rritur, 17 fëmijë dhe 7 të ekuipazhit u rrëzua 25 minuta pasi u ngrit nga pista e Detit të Kuq në  Sharm el-Sheikh.Autoritetet egjiptiane kanë konfirmuar se të 224 pasagjerët në bord kanë humbur jetën.Rrënojat e avionit janë gjetur në zonën Hasana dhe trupat e pajetë janë hequr prej andej nga skuadrat e emergjencave, së bashku me kutitë e zeza të avionit.Një zyrtar egjiptian e cilësoi vendin e ngjarjes si një “skenë tragjike”, me trupat e viktimave që ishin të ngjitura me sediljet.Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur të dielën ditë zije, ndërsa ka urdhëruar një hetim zyrtar dhe ka kërkuar dërgimin e ekipeve ruse në vendin e ngjarjes.1 nentori shpallet dite ziePresidenti rus Vladimir Putin ka shpallur 1 nentorin dite zie.Nxirren nga rrënojat e avionit 100 trupa, 5 fëmijëNjë oficer i tha për CNN se deri tani janë gjetur trupat e 100 personave, mes tyre 5 fëmijë. Ndërkohë është gjetur edhe kutia e zezë e avionit rus."Unë tani shoh një skenë tragjike. Shumë të vdekur në tokë", tha një zyrat i lartë për CNN.Putin urdhëron nisjen e hetimevePresidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në rrëzimin e avionit dhe urdhëroi qeverinë për të nisur një hetim zyrtar.Avioni ishte nisur Sharm el-Sheik për në Shën PetersburgutAvioni, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi. Mediat shkruajnë se avioni kishte kryesisht turistë rusë.Ka pasur raporte kontradiktore në lidhje me fatin e avionit, pasi raportimet ruse thone se avioni u zhduk në afërsi të qipros.Autoriteti i aviacionit rus tha në një deklaratë se fluturimi 9268 u largua nga Sharm el-Sheikh në 06:51 sipas orës së Moskës.Autoriteti shtoi se avioni arriti të ketë kontakt kur ishte mbi Qipron, dhe 23 minuta më pas ai u zhduk nga radarët.2DFC0AB800000578-3297871-Tragic_It_comes_as_Egypt_has_recovered_the_aircraft_s_black_box_-a-10_1446321329080 2DFCDA2C00000578-3297871-image-m-9_14463213251362DFC1E2E00000578-3297871-image-a-48_1446315941811 2DFC191300000578-3297871-image-a-42_1446315341476 2DFC1C9200000578-3297871-image-a-39_1446315291949 2DF9DCFE00000578-3297871-image-a-67_1446306592389 2DFC405F00000578-3297871-image-m-64_1446317329528 2DFBFDCF00000578-3297871-image-a-54_1446317086385 2DFC0BC000000578-3297871-image-a-61_1446317205024 2DFC1E1200000578-3297871-image-a-49_1446315960684 2DFCDA3900000578-3297871-This_afternoon_German_airline_Lufthansa_said_they_will_no_longer-m-13_1446321428411 2DF83A1C00000578-3297871-The_doomed_Airbus_A321_pictured_earlier_this_month_in_Moscow_was-a-40_1446289242903 _86427484_86422173C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_5_image C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_3_image C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_4_image C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_6_image[caption id="attachment_608021" align="alignnone" width="640"]egypt-plane-759 Ne foto: Vendi ku ra avioni[/caption]