PD akuzon Tahirin: Italianët e regjistruan kur justifikohej tek trafikantët

Partia Demokratike ka akzuar Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirje direkte në trafikun e drogës.Këtë herë demokratët pretendojnë se ministri është regjistruar nga partnerët italian, duke u justifikuar para disa trafikantëve, për zbulimin e drogës në një banesë në Durrës.Arben Ristani: "Nuk e keni prej meje", u thotë Tahiri kokave të trafikut. Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahirit, sepse ai është njëri prej tyre"Sipas deputetit Arben Ristani, është policia italiane ajo që po e lufton trafikun e drogës, dhe ministri i Brendshëm Shqipatrë është thjeshtë një pengesë për ta. "Kapot e tonelatave me heorinë nuk u ndaluan, arritën të largohen në kohë. Lehtësim prej Saimir Tahirit.Avionët e vegjël të ngarkuar me drogë vazhdojnë të kalojnë në qiellin tonë drejt Italisë. Lehtësi prej Saimir Tahirit. Pra trafiku i drogës intensifikohet çdo ditë, sepse mafia ka Ministrin e Brendshëm në shërbim të saj. Droga ka pikën kyçe, ka Saimir Tahirin"/Oranews.tv/