Kreditë me probleme, Guvernatori: Do krijojmë biografitë e klientëve

Niveli i lartë i kredive të këqija ka detyruar Bankën e Shqipërisë që përtej ndërhyrjeve ligjore të vendosë edhe një koncept të ri, biografinë e klienteve bankarë.Duke folur në konferencën e përvitshme të Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Oxfordin guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko deklaroi se vendosja e këtij rregulli do ti vij në ndihmë sistemit bankar për të dalluar klientët problematik.Duke folur në konferencën e përvitshme të Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Oxfordin guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko deklaroi se vendosja e këtij rregulli do ti vij në ndihmë sistemit bankar për të dalluar klientët problematik.Gent Sejko: Problemi i kredive me probleme do kërkojë ende kohë për tu zgjidhur, por kjo nuk duhet të na pengojë për gjallërimin e aktivitetit kreditues në vend. Do synojmë dhe një koncept të ri atë biografisë së klientit element i cili do mundësojë bankat vlerësimin e potencialit të klientëve kredimarrës"Por për kryeministrin Edi Rama, ulja e nivelit të kredive të këqija kërkon forcim strukturor të vetë bizneseve në Shqipëri dhe mënyrës së të bërit biznes.Edi Rama: Bankat janë të gatshme me likuiditet, por biznesi vendas nuk është i gatshëm për të qenë në lartësinë e sfidës së të qenit i mirëstrukturuar dhe për ti motivuar me projekte të besueshme kërkesat e veta për kreditim.Niveli i kredive të këqia ka bërë që bankat të shtërngojnë edhe më shumë kredidhënien në vend duke e futur ekonominë në një ngërç./Oranews.tv/