Ankohen banorët e lagjes nr 5: Pranë qendrës, por s'kemi rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2015, 16:00
Banorët e lagjes 5 në Durrës prej vitesh përballen me infrastrukturë të dëmtuar rrugore dhe mungesë kanalizimesh.Në këtë bllok pallatesh që ndodhet vetëm 200 metra larg nga Sheshi "Pranvera" në qendër të qytetit, mbizotërojnë pellgjet me ujë edhe në ditët me diell.Banorët thonë se janë ankuar shpesh në bashki dhe ndërmarjen e ujësjellës kanalizimeve, por nuk është marrë asnjë masë.Banorët thonë se gjatë dimrit, rruga përmbytet, duke e bërë të pamundur kalimin për këmbësorët edhe automjetet./Oranews.tv/