Gratë në zgjedhje, Kukësi shënon nivelin më të lartë, në Tiranë votuan më pak gra
Zgjedhjet për pushtetin vendor në 2015 kanë rezultuar me rritjen e pjesëmarrjes së grave në votime, megjithatë, në disa bashki, dalja e tyre në qendrat e votimit mbetet e ulët.Instituti për Studime Politike, ka kaluar në të dhënat e 21 qershorit duke konkluduar se bashkia e Kukësit ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrjes së grave në votim, me një nivel prej 47 përqind, pothujse i të njëjtit nivel më 4 vite më parë.Në bashkinë e Tiranës, që tashmë ka një hapsërisë 24 herë më të madhe se njësia e vjetër territorial, është ulur numri i gravë që kanë votuar, duke arritur në 44 përqind, nga 49 që ishte në 2011.Rënie kanë shënuar edhe bashkitë Korçë, Berat dhe Elbasan. Nivelin më të ulët e ka mabjtur Shkodra dhe Gjirokastra me 35 e 37 përqind, bashki në të cilat u përballën kandidatet femra.Bashkia e vetme që ka pasur një rritje domethënëse prej 6 përqind të pjesëmarrje së grave është Durrësi , që ka arritur në nivelin 41%.Afrim Krasniqi: Kemi parë një lloj loje politike. Nëse në Tiranë ka pasur një lloj vëmendje më të madhe, presion publik, por edhe emancipim më të madhe edhe më shumë kandidatura, prandaj është arritur përfaqësimi gjonir. Por kemi një numër bashkish ku partitë kanë vendosur gjithmonë kandidaturën e parë mashkull dhe për shkak të lojës politike fitojnë vetëm meshkuj.Në preznaitmin e studimit, kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi konstatoi se të parë që nuk duna të kenë përfaqësim të grave në parti, janë kryetarët forcave politike.Lefterie Luzi: Disa janë vendosur dhe janë deklaruar këshillat. Kanë marrë burrat në telefon, kryetarët e këshillave dhe menjëherë kanë thënë si ti heqim gratë ne ka ndonjë mënyrë, e të paturpshme. Po shyqyr që ka një nen që gratë nuk ikin dot.Studimi ka analizuar edhe rolin e medias vizive në rritjen e debatit politike mes grave, ku veçohet edhe emsioni “Të paekzposuarit”, në Ora News, si emisioni i vetëm që solli debat mes grave me profil të të lartë politik.