Zjarr në një klub nate në Bukuresht, humbin jetën 27 të rinj

27 të vdekur, pjesa më e madhe adoleshentë dhe të rinj si dhe rreth 155 të plagosur është bilanci i një zjarri që përfshiu një klub nate në Bukuresht të Rumanisë.Ngjarja është nën hetim thanë autoritetet dhe ende nuk mund të flitet për shkaqet e zjarrit, por dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarret e përdorura gjatë koncertit që po zhvillohej në këtë klub.Dëshmiratët kanë treguar se një fishekzjarr që shpërtheu në skenën e mbushur me mjete piroteknike përhapi menjëherë flakët.Mësohet se më shumë se 400 persona persona kanë qënë të pranishëm në këtë klub nate duke ndjekur një koncert në momentin që klubi u përfshi nga flakët. Një pjesë e viktimave mësohet të jenë shkaktuar edhe nga rrëmuja në dalje e numri të madh të pranishmëve në klub.Gazetarët vendas thanë se ndërtesa ka qënë një ish-fabrikë e vjetër që u përshatt në klub nate me dyer të vogla dhe në momentin e tragjedisë vetëm njëra prej tyre është arritur të hapet.Të plagosurit kanë plagë të shumta djegie dhe pjesa më e madhe janë adoleshentë thanë mjekët. Presidenti i vendit Klaus Iohannis shkroi në Facebok se "është një ditë e vështirë për të gjithë ne, për Rumainë dhe mua personalisht" _86420772_86420771 _86420921_86420920 _86421101_86421100