Refugjatët, Shqipëria ende nuk i ka kapacitetet për t’i pritur

Shqipëria nuk i ka kapacitetet e duhura për të përballuar një fluks të mundshëm të emigrantëve sirianë që mund të zgjedhin Shqipërinë si vend tranzit. Për këtë arsye drejtori per Kufirin dhe Migracionin Genc Merepeza kërkoi nga qeveria që të   miratojë planin e kontigjences, për ti ardhur në ndiohmë situatës.Merepeza: Kapacitetet e shtetit shqiptar dhe policisë janë të limituara. Ne kemi du qendra, një për azilkërkuesit dhe për mbrojtje humanitare dhe një për emigrantët e parregullt. Një plan kontigjence, e cila pret të miratohet nga qeveria shqiptare.Komisioneri i larte per refugjatet ne Kombet e Bashkuara I bëri apel autoriteteve shqiptare që nëse përballen me fluks emigrantësh ata duhen trajtuar me humanizëm:Marie Helene Verney perfaqesuese e UNHCR ne Shqiperi: Edhe Shqiperia mund te perballet si Maqedonia me mijera refugjate ne dite. Une personalisht kam pare vullnet dhe perfshirje te autoriteteve shqiptare ne lidhje me kete ceshtje. Nese Shqipera perballet me 5000 deri ne 10.000 refugjate ne dite atehere duhet te tregoi humanizem. Për avokatin e popullit Igli Totozani respektimi I të drejtave të refugjatëve duhet të jetë prioritet i cdo qeverie.Totozani: Duhet të gëzojnë mbrojtjen ndërkombëtare, duhet të gëzojnë në mënyrë të barabartë me cdo qytetar të Shqipërisë të drejta të barabarta dhe respekt të dinjitetit njerëzor.Dekaratat u bënë në konferencën për azilkërkuesit, refugjatët dhe emigrantët në Evropën Juglindore./Oranews.tv/