Bashkia Pukë zero taksa për bizneset që punësojnë mbi 50 vetë
Në një kohë kur qeverisja qendrore duket se nuk ka ndërmend të ulë taksat bashkia e Pukës ka gjetur një mënyrë për të thithur investitorët e për të hapur sa më shumë vende pune.Edhe pse i përket të njëjtit spektër politik, kryebashkiaku i Pukës ka vendosur te zerojë taksat për këdo që hap një biznes ku punësohen më shumë se 50 vetë.Po kështu kryetari i bashkisë ka premtuar se do të ulë në masën 30% taksat e tjera për të ulur nivelit të varfërisë në zonë.Gjon Gjonaj: Për biznesin e vendit do ulim taksat deri në 30 %. Bizneset e huaja do ua zerojmë taksat për një periudhë kohe jo më të vogël se 5 vjet"Në Pukë numerohen rreth 4 mijë të papunë, ndërkohë që mundësitë e punësimit të tyre janë minimale. Sektori minerar dhe ai i turizmit mbeten dy nga sektorët ku resurset janë më të mëdha për t'u shfrytëzuar nga investitorët./Oranews.tv/