Biznesi: Shërbimi i pajisjes me kasa fiskale problematik
Biznesi vijon të ngreje shqetësime në vijimësi për formën represive të aksionit anti-informalitet. Një prej përfaqësuesve të botës së biznesit Stefan Pinguli pas një takimi me Zv.ministren e Financave Irena Beqiraj u shpreh se duhet që të ndiqen politika më miqësore për formalizimin e biznesve dhe më pas të ndërhyhet me masat shtrënguese. Problem i ndjeshëm për biznesin sipas Pingulit mbetet edhe paisja me kasa fiskale.Stefan Pinguli: Ka një lloj rritje të nivelit të represionit mbi masat në lidhje me informalitetin. Ne nuk do ishim dakord që cështja e kasave të ishte një problem i përgjithshëm dhe i domosdoshëm.Zv.ministrja e Financave edhe njëherë ripërsëriti se qeveria nuk ka si qëllim që të ushtrojë presion me aksionin e nisur. Ndërsa pranoi problemin e shërbimit me kasat fiskale për biznesin.Irena Beqiraj: Ajo që duhet të kemi parasysh është që dhe për kompanitë e kasave fiskale, paraprakisht dua të them që tregu i kasave fiskale nuk është monopol. Cdo kompani që dëshiron të shesë kasa fiskale dhe plotëson kushtet e VKM-së mund të vijë të aplikojë.Numri dy i financave shqiptare ripërsëriti se nuk do të ketë rritje taksash. Aktualisht qeveria shqiptare është në diskutim me Fondin Monetar Ndërkombëtar në lidhje me paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm./Oranews.tv/