Makina përplas për vdekje 13-vjeçaren, shoqërohet drejtuesi i mjetit
Një 13-vjeçare humbi jeten, pasi u përplas nga nje automjet në Kurbin. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë ne vendin e quajtur kryqezimi i Gjormit.Viktimë e kësaj ngjarje mbeti e mitura me iniciale L.T nga Gjormi e cila gjeti vdekjen rruges për në Spital. Ajo u përplas nga nje automjet tip "Volkswagen" që drejtohej nga shtetasi Robert Arapi 38-vjeç nga Tirana.13-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rruges në tjetrin, duke mos e parë automjetin i cili po lëviztë me shpejtësi.Policia Rrugore e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa drejtuesi i mjetit që shkaktoj aksidentin është shoqëruarë në polici.Mungesa e mbikalimëve në autostraden Laç-Mamurras, është kthyer ne një problem shqetesues për banoret e fshtrave të Kurbinit, duke bërë që ata të rrezikojnë jeten çdo ditë./Oranews.tv/