Shqipëria më e dobët në rajon, Ekspertët: Klima e biznesit, edhe më e vështirë

Shqipëria renditet më keq se të gjitha vendet e rajonit në raportin Doing Business të Bankës Botërore. Por ekspertët vlerësojnë se klima e biznesit në vendin tonë është edhe më e vështirë, pasi raporti nuk mat të gjithë treguesit. Në një krahasim me reformat e ndërmarra nga fqinjët tanë për investitorët, Shqipëria rezulton dobët.Të gjitha vendet e rajonit e kanë lënë pas Shqipërinë në raportin Doing Business të Bankës Botërore. Kjo për shkak të politikave më agresive që kanë marrë fqinjët tanë për thithjen e investimeve të huaja. Por ekspertët shpjegojnë se klima e biznesit në Shqipëri është edhe më e vështirë, pasi raporti i Bankës Botërore nuk mat të gjithë treguesit.Ilir Ciko: Ky raport i rëndësishëm lë jashtë vëmendjes të tij aspektë të rëndësishme të cilat ndeshen veçanërisht në Shqipëri. Çështja e korrupsionit nuk trajtohet fare në këtë raport, ndërkohë që korrupsioni me të cilin ndeshen bizneset ndaj administratës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të rajonit është mjaft problematike. Ekzistenca e monopoleve në treg të cilat janë përsëri shqetësuese për bizneset në vend nuk trajtohet farë në raportin Doing Business. Efiçenca e qeverisë, çështja e prokurimeve publike e tenderave të cilat aktualisht janë cështje e nxhetë debati në Shqipëri nuk pasqyrohen në këtë raport.Ish Rupublika Jugosllave e Maqedonisë është ekonomia me renditjen më të lartë në rajon, në vendin 12 nga 189 ekonomi nga e gjithë bota. Ky vend ka rezultat të shkëlqyer në disa fusha, si fillimi i një biznesi, duke futur detyrimin për regjistrimin online, marrjen e lejeve të ndërtimit, pagesen e taksave dhe mbrojtjen e investitorëve të vegjël.Shqipërisë ia ka kaluar këtë vit edhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 79, që historikisht ka qenë shteti që është renditur më keq se Shqipëria. Bosnja ka bërë hapa para në lehtësitë në marrjen e kredive, mbrojtjen e investitorëve të vegjël dhe sigurinë për kontratat.Banka Botërore vlerëson më lart edhe Serbinë, me reformat e ndrëmarra në fillimin  e një biznesi, regjistrimin e pronës dhe fuirnziimin me energji elektrike./Oranews.tv/