Imazhi i ri i BSH, përurohet rikonstruksioni i godinës, Rama: Nuk është luks i tepërt
E nisur prej disa vitesh, nga kjo e premte, Banka e Shqipërisë ka nisur punën në godinën e rikonstruktuar.Në ceremoninë e inaugurimit, kryeministri Rama ka vlerësuar punën e bërë nga BSH ndër vite, duke shtuar se restaurimi ishte i merituar dhe se nuk cilësohet një investim luksi. Sipas kryeministrit, Banka e Shqipërisë është ndër të paktat institucione që gëzon besimin e publikut.Edi Rama: Ky investim nuk është aspak një luks i tepër. Por është një investim i bërë në kohën e duhur, në vendin e duhur, për t’i dhënë institucionit atë që i takon. Janë shumë të pakta institucionet që gëzojnë një nivel të lartë besimi të publikutNdërkohë, guvernatori Gent Sejko, rinkorfirmoi, nga ambientet e reja të institucionit që ai drejton, se Banka e Shqipërisë do të ruajë stabilitetin makroekonimik në vend.Gent Sejko: Për mua është një kënaqësi që si Guvernator i BSH tju kem ju prezent dhe tju prezantojmë këtë godinë. Theksoj rolin tonë si Bankë Qendërore për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.Në ceremoni kanë qënë të pranishëm politikanë, biznesmenë, ambasadorë dhe drejtues mediash. Banka do të ofrojë për vizitorët edhe një muze ku ekspozohen monedha të vjetra ndër vite apo pllaka që kanë lidhje me historinë e lekut shqiptar, i pari muze i këtij lloji.
