Reforma në Drejtësi, platforma “Ngjela” sipas avokatit politikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2015, 12:28
Avokati Spartak Ngjela shpalosi platformën e tij për Reformën në Drejtësi duke analizuar mosfunksionimin që sipas tij të sistemit në tërësi. Ngjela shpreh domosdoshmërinë e krijmit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.Ngjela: Është edhe hetimi në këtë gjë. Kjo është arsyeja që që në fillim, në platformën e kësaj aleance që është sot në pushtet unë kam deklaruar se duhet të ngremë hetimin e pavarur që nuk ka lidhje me asnjë lloj organi tjetër, Byroja Kombëtare e Hetimit.Ndërsa për korrupsionin në gjykata ka këtë argument.Ngjela: Ekzekutivi i thotë gjykatës: Më lejo të abuzoj me paratë e shoqërisë, t’ju lejoj të shisni drejtësinë. Kjo është, kjo na ka sjellë këtu.Këto ide dhe sugjerime avokat Ngjela i bëri publike para një auditori në UET.