Bursat “rrëzojnë” euron, këmbehet me 126.4 lekë, dalin me humbje eksportuesit

Euro ka humbur pikë në tregun tonë valutor, duke zbritur në 139.1 lekë, ndërsa dollari është forcuar, duke prekur kuotën e 126.4 lekëve.Ekspertët shpjegojnë se kursi po ndikohet nga ecuria e bursave, që këto ditë po favorizojnë dollarin, në pritje të vendimit nga Rezervat Federale.Gjatë kësaj jave, euro është dobësuar ndjeshëm në tregun tonë valutor.Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane shkëmbehet me 139.1 lekë nga rreth 140.2 lekë që ishte një javë më parë, ndërsa dollari është forcuar duke prekur nivelin e 126.4 lekëve nga 124.3 lekë që ishte një javë më parë.Ekspertët shpjegojnë se dobësimi i euros është pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare.Në këto të fundit euro ka humbur pikë, duke u shkëmbyer me 1.1 dollar.Tregjet ndrëkombëtare janë në pritje të një vendimi nga rezervat federale për forcimin e mundshëm të dollarit dhe kjo ka ndikuar në rirtjen e kuotave të monedhës së gjelbërt.Ndërkohë që në tregun e brendshëm nuk ka pasur zhvillime që të ndikojnë në ecurinë e kursit të këmbimit.Një euro e dobët ndihmon të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujore.Gjithashtu dhe importet vijnë me kosto të ulët, çka paralajmëron ulje të çmimeve në treg nëse kjo situatë zgjat në kohë.Përfitime ka edhe qeveria, pasi do të paguajë më pak për interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të pësojë rënie.euro /Oranews.tv/