Peshkimi me gjenerator është minimizuar por jo ndalur

Edhe pse e ndaluar me ligj, gjuetia me gjenerator apo metoda të tjera nuk ka të ndalur në Shkodër duke sfiduar hapur edhe institucionet që paguhen për frenimin e fenomenit.Si në lumin Buna dhe në liqenin e Shkodrës situata pranohet se ka dalë jashtë kontrolli. Drejtori i administratës së zonave të mbrojtura thotë se ka qënë e pamundur ndërhyrja për shkak të tërheqjes se ujit në lum, ndërsa është sekuestruar vetëm 1 varkë.Agim Dardha, drejtor i zonave të mbrojtura: Kemi gjueti të paligjshme por është minimuzuar. Kemi pasur sekuestrim dhe ndalim të lundrave me gjeneratorë por jo autorë.Kjo gjueti bëhet gjatë orëve të nates me gjeneratorë.Agim Dardha: Tendenca ishte të gjuhej me lumin Buna. Po përgatisim një plan pune që dhe lumin Buna ta kemi nën kontrollQë këto raste të marrin goditjen e merituar nevojitet vendosja e shërbimit 24 orësh për ruajtjen e liqenit dhe lumit Buna, si dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve që po shkatërrojnë këtë pasuri kombëtare./Oranews.tv/