Meta-Pittinger, Konferenca për terrorizmin, vitin tjetër mund të mbahet në Tiranë

Shqipëria vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara si partner i rëndësishëm në luftë kundër terrorizmit dhe Tirana mund të jetë mikëpritesë e Konferencës së ardhshme Parlamentare të Inteligjensës dhe Sigurisë.Angazhimi është dhënë gjatë takimit  që  Kryetari i Kuvendit  llir Meta  pati me kongresmenin, Robert Pittenger, kryetar i Task-Forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.."Ne kemi gjetur një partner shumë të rëndësishëm tek Shqipëria dhe një mik shumë të madh. E vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë që jeni sot këtu dhe shpresojmë që forumi tjetër në pranverën e ardhshme të zhvillohet në Europë. Nëse do të kemi mundësi do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ky forum të bëhet në Tiranë. Të shpresojmë që edhe të tjerët do t'i bashkohen kësaj nisme dhe kësaj axhende, por ftesa juaj është shumë e mirëpritur dhe e respektuar",Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeparlaentarti  Ilir Meta u me Kryetarin në largim të Kongresit,  John Boehner, kongresmenët  Ralph Abraham dhe Dereck Kilmer të cilët shprehen mbështetjen e Kongresit Amerikan për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe vlerësuan rolin e rëndësishëm që Parlamenti ka në përmbushjen e tyre.Meta  u prit dhe nga senatori Chris Murphy, Nënkryetar i Komitetit për Europën në Senatin Amerikan, me të cilin diskutoi kursin e reformave që ka ndërmarrë mazhoranca, duke u ndalur edhe tek situata në rajon dhe kriza e refugjatëve.Meta bisedoi edhe me kongresmenin David Jolly për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve mes Kongresit Amerikan dhe Parlamentit shqiptar si dhe  me lideren e demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi ku diskutoi mbi ecurinë e reformave në Shqipëri.