Meta sqaron “impulset”: Jo ndryshime në qeveri, por energji të reja për reformat

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një Interviste për Zërin e Amerikës, ka sqaruar dhe një herë se me "imulse të reja" nuk nënkupton ndryshime në kabinetin qeveritar.Sipas tij sot qeveria nuk ka emra të rinj, por i duhet energji për të ecur përpara me reformat.Meta: Impulset nuk kanë të bëjnë me emrat dhe kjo është e keqja që në Shqipëri gjithçka personalizohet edhe në politikë, edhe në komunikimin në publik. Por kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të shtuar energjitë dhe për të arritur rezultate më të prekshme, pasi sfidat janë shumë të mëdha jo vetëm të Shqipërisë, por rajonit tonë, BE.Kryetari i Kuvendit tha se qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të guximshme në transformimin e vendit.Ai u ndal tek reforma në drejtësi, për të cilën kërkoi konsensus të gjerë mes mazhorancës dhe opozitës.Meta: Unë jam i bindur që me këtë vullnet politik do të arrijmë të bëjmë një ndryshim  rrënjësor që të ndihet në rradhë të parë te qytetarët e Shqipërisë.Në intervistën për Zërin e Amerikës, kryeparlamentari Meta foli dhe për situatën ekonomike, duke theksuar se pavarësisht përpjekjeve duhet bërë më shumë që të rikthehen treguesit pozitv.Gazetarja: Çfarë note do i vendosnit qeverisjes Rama në drejtim të ekonomisë?Meta: Së pari unë nuk jam mësues që të vë nota, së dyti jam edhe pjesë e kësaj qeverisje dhe këtij koalicioni dhe njëkohësisht edhe i gatshëm për të njohur dhe përgjegjësitë e mia, por dhe forcës politike që përfaqësoj. Por absolutisht shumë më tepër duhet të bëhet në këtë drejtim, ky ka qenë, është dhe do të jetë shqetësimi im kryesor. Edhe reformat e tjera duhet të synojnë pikërisht në rritjen ekonomike të vendit.I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi të ashtëquajturën afera ÇEZ, kreu i Kuvendit shqiptar ripërsëriti dhe një herë qëndrimin se nuk është përfshirë dhe emri i tij nuk përmendet në asnjë dokument të pretenduar.Meta: Nuk përmendet emri i zotit. Meta në asnjë rast për këtë çështje.Më herët në vijim të vizitës në SHBA, kreu i Kuvendit është pritur nga Kryetari i Kongresit Amerikan, John Bohmer, liderja e demokratëve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi dhe kryetari i task-forcës kundër terrorizmit në Kongresin amerikan, Robert Pittenger.