Ahmetaj: Brenda 8 muajve nis puna në Spitallë, kinezët ofruan 1.5 mld dollarë
Zona e lirë ekonomike e Spitallës pritet të nisë punën brenda 8 muajve.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, deklaroi se hapja e këtyre zonave është një mundësi më shumë për punësim.Komisioni aktualisht po shqyrton propozimet e kompanive, ku vëmendje tërhoqi kompania kineze e cila propozi një 1.5 miliard dollarë investime.Pavarësisht dështimeve në hapjen e zonave të lira ekonomike në këto 20 vite, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, deklaroi se kantieri i punimeve në Spitallë pritet të hapet brenda 8 muajve.Ahmetaj: Rreth 8 muaj, nëse çdo gjë shkon mirë dhe nëse ofertat vlerësohen pozitivisht do të kemi një zhvillues në terren duke ndërtuar zonën e parë ekonomike në Shqipëri.Ministri Ahmetaj sqaroi edhe njëherë se pavarësisht se kompania italiane nuk ka prezantuar ofertë financiare kjo nuk e skualifikon atë.Sipas Ahmetaj zona e lirë ekonomike në Spitallë do të ofrojë deri në 90 mijë vende pune.Ahmetaj: Oferta e të cilëve parashikon një vlerë investimi në shumën 1.5 miliard dollarë. Periudha e përfundimit të gjitha fazave afruar është 9 vjet, ndërsa aktiviteti që do të zhvillohet brenda në zonë përfshin industritë e lehta dhe industritë e teknologjive të larta.Në planin e saj të biznesit, kompania kineze parashikon hapjen e rreth 90 mijë vendeve të reja të punës.Fituesi pritet të shpallet brenda 30 ditëve dhe shumë shpejt do të hapet proçedura për zonën e lirë ekonomike të Vlorës dhe Koplikut.