Aksioni ndaj energjisë, dyfishohen dosjet në Gjykatën e Rrethit
Aksionet e qeverisë për informalitetin e biznesit dhe ndaj vjedhësve të energjisë ka sjellë shtim të rasteve për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit në Vlorë. Një numër të konsiderueshëm çështjesh, zë dhe dhuna në familje, ndërkohë që gjyqtarët apelojnë për mungesën e sigurisë në gjykatë.Aksioni ndaj informalitetit të biznesit, ndaj vjedhësve të energjisë elektrike, dhe dhuna në familje, ka sjellë dyfishim të dosjeve penale në Gjykatën e Rrethit në Vlorë, në krahasim me një vit më parë.Sipas kreut të këtij institucioni Skënder Haluci, aksioni ndaj energjisë elektrike, që prek më së shumti qytetarët, zë dhe numrin më të madh të çështjeve, të cilat zvarriten nga mungesa e palës së paditur.Skënder Haluci : "Pothuajse shumica të çështjeve që bëjnë qytetarët e Vlorës me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike , apelohen nga palët, qoftë nga OSHEE qoftë nga qytetarët që kanë bërë kërkesën.Pothuajse të gjitha këto çështje kalojnë për gjykim në Gjykatën e Apelit."Mungesa e sigurisë në gjykata është një tjetër çështje që përbën shqetësim për gjyqtarët.Skënder Haluci : "Siç e kam theksuar disa herë është vetëm një punonjës policie që kujdeset më shumë për godinën se sa për ambientet e brendshme të gjykatës . Ne kemi një punonjës sallash në organin e Gjykatës, por ai e ka të pamundur të marrë masa për verifikimin e qytetarëve që hyjnë e dalin në gjykata."Në godinën ku punojnë aktualisht 120 gjyqtarë e prokurorë nuk ka asnjë masë sigurie, ndërkohë që detektorët elektronikë, ndonëse janë të vendosur prej vitesh, nuk punojnë. /Oranews.tv/