Veliaj: Pas nismës për çerdhet, nisim me adoptimin e kopshteve në Tiranë

Fëmijët e njësisë administrative nr. 5 në Tiranë kanë një kopësht të ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi kopshtin nr. 42 në kryeqytet, i cili është rikonstruktuar plotësisht nga biznesi. I shoqëruar nga deputeti i zonës, Pandeli Majko, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pas nismës “adopoto një çerdhe", Bashkia ka në plan të çelë nismën “adopto një kopësht”.Pas nismës “adopto një çerdhe”, Bashkia e Tiranës do të çelë së shpejti thirrjen për bizneset “adpoto një kopësht”.Këtë la të kuptohet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë përurimit të kopshtit nr. 42, i cili është rikonstruktuar plotësisht nga biznesi.I shoqëruar nga deputeti i zonës, Pandeli Majko, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky investim është është një nga më të mirët në Tiranë.Veliaj:“Fatkeqësisht, nuk i kemi pasur mundësitë në bashki, por më vjen mirë që pas adoptimit që i bëmë çdo çerdheje, tani kemi nisur adoptimin e kopshteve dhe më në fund bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin e biznesit na ka mundësuar një nga kopshtet më të mira”.Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi të gjitha bizneset që iu janë përgjigjur nismave të Bashkisë për të ndihmuar në plotësimin e kushteve të duhura për fëmijët në godinat arsimore ku ata shkojnë çdo ditë.