"Fjalën e kanë qytetarët" , Basha premton se fermerët do të paguajnë vetëm një taksë

Kur Lulzim Basha të jetë në pushtet premton se fermerët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës dhe të ardhurat e mbledhura do të do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.Basha: “Taksa e vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë. Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet.”Fermer: “Një pleh që është shumë i domosdoshëm për serat, në Itali është 20 euro këtu tek ne është 250 mijë lekë. Në Kosovë një kuintal ure është tek 30 euro, tek ne është 70 mijë lekë. Edhe mungojnë tregjet zoti kryetar, ne nuk kemi një treg, nuk dimë ku ti çojmë."Fermerët e Petovës në Fier, e njën kryetarin e PD me shqetësimet që lidhen me çmimin e lartë të plehrave kimikë, mungesën e subvencioneve, mungesën e investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse, si dhe mungesën e tregut.Grua: "Po lajmë me kazan, po pjek bukën me çerep, çfarë të them më. Fukarallëk i paparë dhe nuk e dimë si do të përfundojmë. Burrë i papunë, djali papunë, unë vetë papunë. Do thuash me ugaj, ugaj s'jep asgjë ne. Sivjet nuk kanë zënë se po nuk u hodhe pleh ato nuk zënë."Fermer: “Të hapen vende pune në radhë të parë, të marrin lekë ai që kërkon lekët e dritave e të gjithave. Ka hapur një vend pune ai? Ku ti gjej lekët unë ti jap unë atij.”Lulzim Basha: “650 milionë euro që i marrin këta sot me taksat e rritura ne do t'ia kthejmë njerëzve.”Kreu i opozitës u angazhua që ndryshe nga qeveria aktuale PD do të ndihmojë fermerët me fondin më të lartë që është dhënë ndonjëherë për bujqësinë. /Oranews.tv/