Iu gjetën 28 kg kokainë në banesë në Itali, arrestohet në Elbasan
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin Blendi Çepa, 41 vjeç banues në Elbasan, i shpallur në kërkim Ndërkombëtar, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.Ishte Gjykata e Bergamos në Itali ajo kishte dënuar me 9 vjet burg Blendi Çepan, pasi në vitin 2000 në banesën e këtij të fundit në Stezzano, Itali, u gjetën 28 kg kokainë në zgavrën e murit, raportojnë mediat italiane. Karabinierët njoftuan se ai i kishte lyer me naftë pakot me kokainë në mënyrë që ato mos të gjurmoheshin nga qentë e policisëNdalimi i tij u bë rreth orës 14:00 të mesditës së sotme në Elbasan, pasi Gjykata e Bergamos në Itali, me vendim penal, e ka dënuar me 9 vjet burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” .Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./Oranews.tv/