I sekuestrohen 15.5 kg kanabis në banesë, arrestohet 22-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2015, 15:51
Sekuestrohen 15.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa në Vlorë.Policia e qytetit bregdetar ka bërë dhe arrestimin në flagrancë të poseduesit të drogës, 22-vjeçarit Jorgo Poçi, banues në fshatin Mekat.Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit që blutë bënë në banesën e të riut.Droga e formës gjethe dhe boçe, ishte fshehur në banesën e këtij shtetasi, e ndarë në 3 thasë prej plasmasi dhe thurje.Materialet në ngarkim të të arrestuarit iu reeferuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.