Mirëmbajtja e Rrugës së Kombit, dy kompani dorëzojnë oferta, fituesi të hënën

Ministria e Trasporteve ka administruar kërkesat e katër  kompanive nga të cilat vetëm dy paraqitën ofertat për marrjen me konçesion të Rrugës së Kombit.Në garë janë një kompani kineze dhe një turke.Kompania që do të zgjidhet fituese është duhet të investojë një shumë prej 38-43 milion euro kryesisht në mirëmbajtjen e këtij segmenti mjaft të rëndësishëm.Pas shumë negociatash për dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit, Ministria e Transporteve ka marrë tashmë në dorëzim ofertat e dy kompanive, nga katër që treguan interes.Në garë për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit janë një kompani kineze dhe një turke, ndërkohë që dy kompanitë e tjera nuk paraqitën oferta teknike.Kompania që do të përzgjidhet fituese e  konçensionit të Rrugës së Kombit do të investojë një shumë prej 38-43 milion euro.Komisioni i vlerësimit hapi vetëm pjesën teknike të propozimeve  që paraqitën  kompanitë, ndërsa ditën e hëne do të hapen edhe vlerat që ato propozojnë për të investuar si dhe tarifën që do të vendosin për automjetet që do të kalojnë në rrugën Durrës-Kukës.Më shumë përparësi  në përzgjedhje do ti jepet kompanisë që do të ofrojë tarifën më të ulët për kalimin e automjeteve si dhe vlerën më të mirë të  investimit në tërësi.Aktualisht është përfolur se për këtë aks rrugor do të ketë një tarifë prej 5 eurosh për automjetet.Kompania fituese  gjithashtu do të duhet të përfundojë disa vepra të rëndësishme dhe të domosdoshme për këtë rrugë, që është e papërfunduar akoma.Konçesionari do të duhet të ndërtojë urën  e re të Kukësit, si dhe  rehabilitimin e skarpateve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu edhe  tunelin në dalje të urës së Kukësit dhe disa elementë të rrugës përfshirë sinjalistikën dhe ndriçimin e kryeqëzimeve.Pas vlerësimit të propozimeve edhe me ndihmën e konsulentit ndërkombëtar “International Financial Coorporation”, kompania fituese do të shpallet ditën e hënë në orën 16:00.