Ora News zbulon paketën e re fiskale, priten rritje të akcizës dhe disa taksave

Në paketën fiskale 2016, që është në proçes diskutimi me misionin e FMN që ka mbërritur në Tiranë parashikohet që të rritet akciza e birrës pë prodhimin mbi 200 mijë hektolitër nga 360 lekë për hektolitër që është aktualisht në 400 lekë për hektolitër.Ekspertët e financave e shpjegojnë këtë ndërhyrje me zvogëlimin gradual të akcizës midis pragjeve për të kaluar më pas në një normë taksimi pa pragje.Ndryshim do të ketë edhe te akciza e verës, që aktualisht është e ndarë sipas prodhimit dhe shkallës së alkoolit, ndërsa do të vendoset në një normë të vetme prej 5200 lekë për hektolitër për gradë alokooli.Vitin e ardhshëm nuk do të ndryshojë akciza e cigareve, me argumentin se ato janë më të larta se në vendet fqinjë, gjë që favorizon kushtet për kontrabadë apo blerje të vogla nga këto vende.Gjithashtu do të hiqet akciza e llampave, gomave, baterive dhe fishekzjareve, me argumentin se të ardhurat nga këto akciza janë të panevojshme, ka nivel të lartë kontrabande dhe rekomandohet nga FMN dhe Harvardi.Qeveria parashikon të rrisë vitin e ardhshëm taksën mbi primet e shkruara për kompanitë e sigurimit nga 3% që është aktualisht në 10%.Gjithashtu, renta minerare për kromin, bakrin etj do të aplikohet në bazë të sasisë dhe jo çmimit.Kjo ndërhyrje bëhet për të mbledhur më shumë të ardhura në buxhet, në kushtet kur çmimi i këtyre lëndëve në bursa ka rënë.Në paketën fiskale është parashikuar që niveli i taksës së fjetjes në hotel të bëhet fiks 140 lekë dhe jo në përqindje siç është aktualisht dhe në këtë mënyrë eleminohet rreziku i nëndeklarimit të çmimit nga pronarët e hoteleve.Ministria e Financave ka parashikuar gjithashtu që taksa e pasurisë të paguhet jo vetëm nga pronari ligjor, por edhe nga përdoruesi i pasurisë së paluajtshme.Kjo pasi në shumë raste, nuk dihet se kush është pronari, por vetëm përdoruesi, ndërkohë që në shumë të tjera pronari i pasurisë është edhe përdoruesi i saj.Ndërkaq qeveria ende nuk ka rënë dakord me FMN-në për heqjen e taksës së amballazhit për plastikën dhe qelqin, si dhe për uljen e TVSH-së së turizmit në 10%.Kjo pais fondi është shprehur kundër uljes së taksave dhe përjashtimeve, për shkak të performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave.