Ben Blushi shfaqet në Kuvend pas hedhjes në treg të “Kandidatit”
Zhurma politike që shkaktoi hedhja në treg i librit më të ri “Kandidati”, nuk e ka penguar Ben Blushin ti bashkohet seancës së sotme plenare.Blushi nuk ka kursyer dhe diskutimet me kolegët e tij socialistë, që në fakt nuk dihet nëse ishin mbi ligjet dhe debatet që nuk munguan në Kuvend, apo deputeti ka marrë ndonjë koment edhe për librin.“Kandidati” doli në treg për lexuesit në 23 tetor 2015. I shkruar në një kohë rekord, romani kërkon të vizatojë me fantazi, cinizëm dhe stil Shqipërinë politike dhe mediatike të ditëve tona, të cilën ai e njeh mirë.Ngjarjet e romanit të ri zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie.Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit.Por ajo me të cilën pritet të surprizojë libri i Blushit është se lexuesit do të gjejnë aty ngjashmëri me shumë nga personazhet realë të jetës politike dhe gazetarisë së sotme.[caption id="attachment_607214" align="alignnone" width="640"]
Blushi sot në Kuvend[/caption][caption id="attachment_607207" align="alignnone" width="640"]
Blushi ndërsa përshëndetet me Fatmir Xhafën[/caption][caption id="attachment_607208" align="alignnone" width="640"]
BLushi duke diskutuar me kolegët deputetë të PS[/caption][caption id="attachment_607212" align="alignnone" width="640"]
Blushi diskutime me Kryemadhin[/caption][caption id="attachment_607211" align="alignnone" width="640"]
Blushi diskutime me Xhafaj[/caption][caption id="attachment_607209" align="alignnone" width="640"]
Blushi diskutime me Xhafën[/caption][caption id="attachment_607210" align="alignnone" width="640"]
Blushi në Kuvend[/caption]